Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër (14 prill) një vizitë zyrtare në Azerbajxhan për të vijuar të premten (15 prill) me një vizitë pune në Turqi.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, Rama do të fluturojë nesër në orën 07:00, drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev” në Baku.

Në orën 13:40, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në orën 16:00, Rama do të vizitojë memorialin e Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillojë një takim bilateral me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Azerbajxhanit.

Në orën 18:00, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.

Ditën e premte, 15 prill, Rama do të niset drejt Turqisë në orën 11:00, në një fluturim të posaçëm drejt aeroportit të Stambollit.

Në orën 13:30, Rama do të zhvillojë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.