TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në Fushë-Peshtan të Beratit, Flamuri bashkë me djemtë e tij, Admirin dhe Eneritanin, në prag të sezonit turistik po zgjerojnë aktivitetin e Kantinës “Pupa” për ta kthyer në një agroturizëm me mbështetjen e AZHBR dhe Programit IPARD.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga kjo kantinë duke theksuar se “gjithçka po ngrihet artizanë e gurë të zonës, me karakter autentik”.

Familja Pupa që njihet për fidanishtet që tregton në të gjithë vendin, ka edhe 18 hektarë vreshta, me 6-7 varietete rrushi vendi dhe prodhon disa etika.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi nga afër këtë kantinë, ku u njoh me punën e palodhur të Flamurit dhe djemve të tij. “Ju keni qenë një promotor i paepur i produktit lokal”, tha Krifca duke iu drejtuar Flamurit.

Agroturizmi është kthyer në një formë e shkëlqyer biznesi për të mbajtur njerëzit në fshat dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. Interesimi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje në zonat rurale.

/k.s//a.a/