Kryeministri britanik Boris Johnson pranoi se ekzston “mundësi reale” që forcat ruse të fitojnë në invadimin e tyre në Ukrainë, lajmëroi Sky News.

Në pyetjen nëse është dakord me vlerësimet e zbulimit britanik se Rusia do të mund të fitojë në luftën në Ukrainë, ai para gazetarëve në Nju-delhi deklaroi se ”është e trishtueshme që kjo është një mundësi reale”.

“Putini ka një ushtri të madhe, por, ai ka një pozicion shumë të rëndë politik sepse ka bërë një gabim katastrofal. Opsioni i vetëm që tani e ka është të vazhdojë të përpiqet ta përdorë qasjen e tij të tmerrshme “të bluarjes”, të udhëhequr nga artileria, që të përpiqet t’i shtypë ukrainasit”, shtoi ai.

Xhonsoni gjithashtu tha se beson në vlerësimet e zbulimit britanik se lufta do të mund të zgjasë deri në fund të vitit 2023.

Duke folur gjatë konferencës për shtyp në Nju-Delhi, Johnson theksoi se ”ukrainasit kanë treguar heroizëm të jashtëzakonshëm në luftë dhe pavarësisht epërsisë ushtarake Putin nuk mund të fitojë shpirtin e popullit ukrainas