TIRANË, 1 maj/ATSH/- South Outdoor Festival, aktiviteti unik që promovon turizmin e qëndrueshëm rural dhe gjithçka që Jugu i Shqipërisë ofron tashëm është bërë pjesë e kalendareve ndërkombëtare të turizmit të eventeve.
Në edicionin e tij të pestë, ky event me pjesëmarrje ndërkombëtare ka startuar më 29 prill dhe do të vijojë deri më 5 maj në Borsh.
Qindra turistë, pothuajse të të gjitha moshave janë bërë pjesë e këtij aktivitet unik të mbushura me aktivitete të shumta.
Me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor në fshatrat e bregdetit jonian, si një kombinim i turizmit të detit me atë të traditës e aventurës, turistët vendas dhe të huaj e kanë kthyer jugun e Shqipërisë në një arenë festimesh e argëtimesh.
Me sportet e aventurës, ture kulturore, aktivitete në natyrë, sporte ujore, njohje të traditave të zonës përmes përvojave kulinare dhe tradicionale gjithë gjithë ditës, orët e mbrëmjes i bashkon të gjithë turistët në skenën provizore duke u argëtuar me muzikën më të mirë.
Përgjatë 5 netëve të festivalit, do të performojnë këngëtarë dhe grupe të njohur shqiptarë dhe të huaj si: Feddle Le Grand, Kadebostany, Eiffel 65, Elvana Gjata, Elita 5, Eugent Bushpepa, Madman’s Choice, Offchestra, Gipsy Grove, Sardi Strugaj, Kullua, Mixed Up Everthing, Urban Band, Abelomania, Mickey, Goce, Aldo Boocky Elio Lleshi, Equinoxx, Liburn, etj.
Organizatorët e këtij eventi kanë menduar për të gjitha moshat, edhe për fëmijët, të cilët kanë këndin e tyre të argëtimit përmes lojrave të ndryshme.
Në South Outdoor Festival është e pranishme edhe punishtja vintage e Targave Suvenir nën hijen e ullishteve të Borshit duke i dhënë formë fjalëve dhe emrave të preferuar, përmes riciklimit të targave të vjetra shqiptare.
Gjithashtu, pjesëmarrësit d të kenë mundësinë të pasurojë librarinë e tyre me Katalogun Retro, si një dhuratë e bukur (shqip/anglisht) për të gjithë të pasionuarit e automotivit, historisë së Shqipërisë, artit e të bukurës.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka deklaruar s e të gjitha fondet që fitohen nga ky aktivitet, do të shkojnë si ndihmë humanitare ndaj popullit ukrainas.



























