As ekonomia gjermane, e cilësuar si “motorri i Europës”, nuk i bëri dot ballë pasojave të luftës në Ukrainë.
“Rritja e pasigurisë reflektohet në më shumë mungesë të dërgesave, sidomos në shtetet që nuk janë në Eurozonë”, tha ministria. Rënia më e madhe është shënuar në mallrat kapitale, që përdoren nga kompanitë për prodhim. Në këto kohë të vështira politike dhe ekonomike, kjo rënie po ashtu tregon edhe ngurrimin për të investuar”, theksoi Destatis, që thote se rënië është vënë re edhe në re edhe në mallrat e tjera.
Në Turqi, sakaq inflacioni mbërriti nivele të cmendura duke u llogaritur në muajin prill në pothuajse 70 për qind. Një shifër e tillë paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekonomistët argumentojnë se problemet sociale në Turqi janë si pasojë e strategjisë jokonvencionale ekonomike të Erdoganit, që ka detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi.
Top Channel


























