French president Emmanuel Macron gestures as he delivers a speech during the Conference on the Future of Europe, in Strasbourg, eastern France, Monday, May 9, 2022. Macron traveled to Strasbourg on Monday as the final report on the Conference of Europe was set to be presented by EU institutions leaders. France currently holds the six-month rotating presidency of the Council of the EU. (AP Photo/Jean-Francois Badias)

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian se ndoshta do të duhen disa dekada përpara se Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Macron tha se rregullat aktuale të hyrjes në bllok mund të zgjasin procesin e anëtarësimit të Ukrainës disa vite, ose në të vërtetë disa dekada.

Presidenti francez iu drejtua ligjvënësve të BE-së lidhur me shpresat e anëtarësimit të Ukrainës gjatë një ceremonie me rastin e fundit të një forumi qytetar njëvjeçar mbi të ardhmen e BE-së, të ashtuquajtur “Konferenca për të Ardhmen e Evropës”.

Macron i bëri thirrje BE-së për të gjetur një hapësirë të re për bashkëpunim politik në sektorin e sigurisë, energjisë dhe transportit me jo anëtarët e BE-së, duke përdorur si shembull kërkesën e hyrjes në BE të Ukrainës, si një propozim për të lehtësuar rregullat e BE-së për pjesëmarrjen në bllok.

Përpara fjalimit të Macron në Strasburg, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Ukraina do të marrë një përgjigje fillestare në qershor në lidhje me aplikimin e saj për t’iu bashkuar bllokut, pas një lidhjeje me video me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky aplikoi për të hyrë në BE në kuadër të pushtimit rus të vendit të tij.

Njëzet e shtatë shtetet anëtare të BE-së i ngarkuan komisionit të shqyrtonte menjëherë zbatueshmërinë e aplikimit, një hap i rëndësishëm por shumë i hershëm në procesin e gjatë dhe të ndërlikuar të hyrjes ne bllok.