SOFJE, 17 maj /ATSH-BTA/ – Alpinistja bullgare, Silvia Azdreeva ishte pjesë e një ekipi që u ngjit në malin Everest dhe Lhotse.

Agjencia që organizoi ngjitjen, ”Elite Exped” raportoi suksesin e misionit në një postim në Facebook.

Azdreeva u bë bullgarja e dytë, e cila ngjitet në Everest, pas Petya Kolchevas, në vitin 2009.

Grupi ku bënte pjesë Azdreeva u ngjit në Everest më 15 maj dhe Lhotse më 16 maj.

Grupi përbëhej nga alpinistët Juan Diego Martinez (Meksikë) dhe Remy Kloos (Afrika e Jugut) dhe pesë sherpa./ /os/