Miliarderi teknologjik, Elon Musk ka postuar një foto të tij me Papa Françeskun, në të cilën duken edhe katër nga fëmijët e tij.

Musk shkroi se ndihej i nderuar që takoi Papën. Nuk ka asnjë lajm nga Vatikani për këtë çështje.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla dhe SpaceX nuk ishte në listën e vizitave zyrtare, kështu që ai mund të ketë takuar kreun e Kishës Katolike në një mjedis më privat.

Sipas mediave italiane, dy burrat kanë folur për teknologjinë dhe sesi ajo mund t’i ndihmojë njerëzit në të ardhmen. Ata u takuan në bujtinë Santa Marta, ku jeton Françesku.

Musk ka postuar foton e takimit në orët e para të së shtunës, pasi nuk ka postuar në Twitter për një javë e gjysmë