ATSH/ Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha sot se “nuk ka asnjë shqetësim për virusin Marburg”.

Në një reagim në rrjetet sociale Alimehmeti i bëri apel qytetarëve t’ i bllokojnë mediet që shpërndajnë lajme vetëm për klikime.

“Miqtë e mi rrini të qetë. Nuk ka asnjë shqetësim për virusin Marburg. Mediet që ju shqetësojnë për ato palo klikime, thjesht bllokojini dhe mos i ndiqni”, shprehet mjeku Alimehmeti.

/k.s/