Të presësh me orë të tëra në trafik nuk është saktësisht mënyra se si të gjithë do të donim të fillonim pushimet tona, por kjo është pikërisht kjo situata në Dover këtë fundjavë.

Që nga e premtja, nisën radhë të mëdha në portin jugor anglez, pasi pushuesit duhej të prisnin disa orë për të hipur në tragetet që niseshin për në Francë.

Ndonëse situata nisi të përmirësohej të dielën në mëngjes, trafiku prej kilometrash krijoi një konflikt midis qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze me të dyja palët që fajësonin njëra-tjetrën për vonesat.

Sindikatat, zyrtarët e portit dhe autoritetet franceze pretenduan se Brexit po shkaktonte problemet e trafikut që hasnin udhëtarët britanikë, pasi kërkohen kontrolle më të gjata tani që Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së.

Megjithatë, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, e cila aktualisht po bën fushatë për të pasuar kryeministrin Boris Johnson, fajësoi Francën.