Zyrave të organit të akuzës në vend u shtohen 21 prokurorë të rinj të cilët kanë përfunduar shkollën e magjistraturës.

Ata janë emëruar në bazë të riorganizimit të prokurorisë pas hartës miratimit të hartës së re gjyqësore dhe në ato rrethe ku ka më shumë nevoja.

Ashtu si gjykatat edhe organika e prokurorisë është copëtuar nga vetingu.

Kryeprokurori Olsian Çela në të kaluarën i ka cilësuar pasojat e këtij procesi si një bilanc lufte.

Me 21 emërimet e reja nga rreth 115 prokurorë mangët, numri i vakancave zbret në rreth 90 prokurorë, që do të thotë se sistemit i mungon ¼ e organikës ose e thënë ndryshe 25% e trupës së prokurorëve nga rreth 400 që duhet të jenë në total.