Salman Rushdie, shkrimtari i mirënjohur i cili mori kërcënime me vdekje nga Irani për veprat e tij në vitet 1980, u sulmua me thikë ndërsa jepte një leksion në perëndim të Nju-Jorkut.
Një gazetar i agjencisë së lajmeve “Associated Press” ishte dëshmitar i ngjarjes, kur një person u ngjit me forcë në skenën e Institutit Chautauqua dhe nisi ta godiste shkrimtarin fillimisht me grushta dhe më pas me thikë, ndërsa Rushdie po bënte prezantimin e tij.
Shkrimtari u rrëzua në dysheme, ndërsa agresori u ndalua nga persona të pranishëm.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e shkrimtarit të njohur.
Vepra e Rushdies e titulluar “Vargje Satanike” është e ndaluar në Republikën Islamike të Iranit që prej vitit 1988, pasi myslimanët e konsiderojnë blasfemi. Një vit më herët, udhëheqësi i atëhershëm i Iranit, Ajatollah Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një fatva ose dekret për vdekjen e Rushdie.
Një shpërblim prej më shumë se 3 milionë dollarësh është premtuar për këdo që do të vriste shkrimtarin.
Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekrei i Khomeinit, por ndjenja urrejtjes ndaj Rushdie vazhdon.



























