Zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann.

Hohman u shpreh se në takim u diskutua mbi bashkëpunimin BE -Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës.

Ambasadorja e BE theksoi se, BE-ja është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

“Takim i parë i mirë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku mbi bashkëpunimin BE-Shqipëri në fushat kyçe të energjisë dhe zhvillimit të infrastrukturës. BE-ja është e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në këto fusha kyçe për qytetarët e saj dhe integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, në një postim në rrjetet sociale.