ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se rruga e vjetër Fier-Vlorë do të riparohet.
Sipas ARRSH-së, puna për riparimin e plotë ka nisur në të dyja anët e trupit të rrugës me frezim dhe skarifikim asfalti.
“Në zonën e Panajasë do të bëhet devijimi nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin i një aksi të ri rrugor që do të bëjë lidhjen me bajpasin e Vlorës. Do të bëhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore”, bëri të ditur ARRSH.
Punimet në këtë segment parashikohen të zgjatin rreth 1 vit. /j.p/


























