ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon fushatën sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se ekipe nga të gjitha kompanitë e sektorit energjetik vijojnë takimet me nxënësit nëpër shkollat e kryeqytetit për të përcjellë informacione të rëndësishme dhe mësuar fëmijët për mënyrën sesi duhet të kursejmë energji në shtëpitë tona.

““Ti je heroi i energjisë” po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e nxënësve, të cilët kanë shprehur interes, jo vetëm për të mësuar më shumë për energjinë, por edhe për të dhënë kontributin e tyre. Vetëm të gjithë bashkë do ja dalim ta kapërcejmë edhe këtë sfidë”, u shpreh ajo në rrjetet sociale.