TIRANË, 30 shtator/ ATSH/ Rivalët e përjetshëm, Partizani – Tirana pritet të përballen të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Superliga e Shqipërisë do të sjellë emocione të forta për të gjithë adhuruesit e futbollit me derbin mes Partizanit dhe Tiranës.

Partizani momentalisht ndodhet në krye të listës me 12 pikë, i ndjekur nga Erzeni me një pikë më pak. Tirana renditet e katërta në renditje përkatësisht me 8 pikë.

Derbi i së dielës do të përcaktoje lëvizjen e renditjes në listën e Superligës.

Biletat për të qenë pjesë e derbit mund të sigurohen pranë dy pikave të shitjes në stadiumin “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”.