Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë lidhur me rritjen e çmimit të druve të zjarrit këtë vit, duke thënë se abuzimi do të ndalohet me Vendim të Këshillit të Ministrave .

Nga takimi që zhvilloi sot me fermerët në Dropull, Rama tha se nuk do të lejohet asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve, pasi sipas tij ky biznes nuk kanë lidhje me krizën.

Me vendim s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama nga Dropulli.

Një rritje e befasishme e çmimit të druve është parë këtë vit në disa qytete të vendit. Nga 3200 lekë që blihej 1 metër kub vjet në Bulqizë, këtë vit blihet me 4200 lekë.

I njëjti problem është hasur edhe në Korçë. Sipas banorëve në Maliq, vetëm 10% e tyre kanë siguruar drutë për ngrohje dhe ato me një çmim që shkon deri në 75 mijë lek metri sterë.

Banorët janë shprehur se në këtë kohë krize e kanë shumë të vështirë, në mos të pamundur, për tu ngrohur.

 

Top Channel