Një grup kriminal që tregtonte drogë në Korçë është shkatërruar gjatë operacionit “Knock Down 2”, në Korçë.
Sot janë kanë ekzekutuar 23 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
– një sasi metadoni dhe prekusori;
– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
– 38 automjete;
– 30 aparate celular;
– 5 peshore elektronike;
– 1 radio policie;
– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.
Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë vënë nën hetim 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

























