Gjykata e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dhënë pafajësi për 4 nga 7 të akuzuarit si përgjegjës të pasojave fatale të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Gjykata dha katër pafajësi dhe tre të dënuar me liri, por pa mundur të ushtrojnë funksione publike në pesë vitet e ardhshme.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite, ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti.
I pafajshëm u shpall Artur Tereziu, pronari i lokalit “Baron’s” në katin e parë të pallatit në lagjen 6 që, sipas specialistëve u shemb për shkak të ndërhyrjes në kolona për zgjerimin e lokalit. Pafajësinë morën edhe ish-drejtori i ALUIZNI-it Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela.
Ata u akuzuan se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre në procesin e kolaudimit, legalizimit të ndërtimeve apo ndërhyrjeve të paligjshme në strukturat e objekteve çuan në pasojat tragjike, shembjen e objekteve që zunë nën vete jetë njerëzore natën teksa gdhihej 26 nëntori i vitit 2019.
Top Channel