ATSH-DPA/ – Gazeta shtetërore kineze, ”Global Times” raportoi se shumë aeroporte në Kinë kanë anuluar shumicën e fluturimeve për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Metropoli jugor kinez i Guangzhusë, i cili pati një shpërthim të rasteve të reja, anuloi mbi 1 000 fluturime.

Më shumë se 700 fluturime u anuluan gjithashtu në dy aeroportet kryesore në Pekin.

Qeveria ka marrë masa strikte për të parandaluar përhapjen e virusit si anulimet e fluturimeve, karantinën e detyrueshme dhe testimet masive.

Numri i të infektuarve në të gjithë vendin është rritur shumë javët e fundit, sidomos në Pekin, Shangai dhe Chongqing./ /as/