Microsoft, do të shkurtojë 10.000 vende pune. Ky është rundi i fundit i shkurtimeve të vendeve të punës në këtë korporatë, sipas lajmërimeve zyrtare.
Shkurtimi i ri do të prekë deri në 5 për qind të fuqisë punëtore në botë të kësaj korporate dhe do t’i kushtojë Microsoftit 1.2 miliard dollarë për shkëputjen e kontratave dhe riorganizim.
Kompania amerikane Microsoft: Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri qëndron qeveria iraniane
Qindra kompani të teknologjisë, përfshirë disa prej më të mëdhatë sikurse Amazon dhe Instagram, Tëitter, javëve të fundit kanë treguar për planet e tyre për shkurtim të stafit.
Sikurse edhe kompanitë e tjera të teknologjisë, Microsoft pati rritje të biznesit gjatë pandemisë, që u nxit nga puna në shtëpi dhe aktivitetet e tjera online ku në atë periudhë fuqia punëtore u rrit rreth 40. 000 midis periudhës qershor 2021 deri në qershorin e vitit tjetër.
Por, përderisa biznesi u ngadalësua vitin e kaluar, Microsoft nisi të shkurtojë stafin.



























