Një jetë e mbushur plot halle , humbje brenda mureve të rrënuara të banesës e cila ka qënë dëshmitare e rënkimeve prej skamjes. Këtu u rrit 35 vjecarja Jelina Toçi, e cila sot në të njëjta kushte po rrit edhe vajzën e saj Anin, në sytë e së cilës shihet dëshira për të jetuar si të gjithë bashkëmoshatarët e saj. Pas vdekjes së babait së bashku me bashkëshortin dhe vajzën u shpërngul në shtëpinë e nënës së saj, pasi nuk mundi të gjente një strehë tjetër. Familja prej katër antarë jeton në fshatin e thellë Pashtresh në Gjinar . Mes maleve , në dimër bllokohen nga dëbora ndërsa në verë bashkëjetojnë me gjarprinjtë. E lindur dhe rritur në këto kushte 35 vjecarja vuan nga spuliatroza. E vetmja e ardhur është ndihma ekonomike që marrin në muaj, 39 mijë leke të vjetra, por 25 mijë i nevojiten të resë për ilace. Teksa sheh vajzën të rritet në këtë banesë që si cati ka plasmasin, lutet për ndihmë.
E moshuara merr pension të pjesshëm , ndaj më të nuk mundet të mbulojë as shpenzimet vetjake e jo më të ndihmojë familjen. Me lotët që nuk i thahen nga sytë kërkon ndihmë për të ndërtuar një shtëpi.


Për 10-të vjecaren ëndrrat e saj nuk janë si bashkëmoshatarët . Ajo kërkon një shtëpi të sigurtë që të mos rrezikohet nga gjarpërinjtë dhe shiu, ndërsa sytë e saj të trishtuar ende kanë shpresë.

Edhe në këto ditë të vështira familja në Gjinar nuk ka njohur asnjë ndihmë . Askush nuk i është gjendur pranë qoftë për një vakt ushqimor.

Media Line News!