Mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë plus çdo muaj mbi rrogën e tyre bazë duke nisur nga 30 prilli 2023. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se me këtë rritje, pagat e mjekëve specialsitë ngjiten lart krahasur me pagat në rajonin e Ballkanit dhe barazohen me ato të Serbisë.
“Në 30 prill 2023 mjekët specialistë do të marrinh 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre, ose 500 dollarë çdo muaj. Do të mbajmë zotimin për rritjen 7 % të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Në hyrje të 2024 do kemi rritjen edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët njësoj si me mjekët specialistë. Në prill me pagën e mjekëve specialistë ngjitemi lart me pagat e rajonit dhe barazohemi me atë të Serbisë”, tha Rama.
ne perditesim…


























