Kryesia e shoqatës “Normalisti”,Elbasan në vitin 1994. Kjo shoqatë e pavarur u krijua më 28 maj 1992.Ajo me veprimtarinë e saj të dobishme atdhetare e pedagogjike,fitoi respekt në opinionin qytetar elbasanas. Kjo u emërtua “Normalisti”,sipas Nenit 2 të statutit….”për të nderuar dhe respektuar shkollën Normale të Elbasanit,e para shkollë shqipe e mësuesisë,e cila përgatiti pishtarët e Arsimit Kombëtar”.
Fotoja paraqet,nga e majta poshtë:Skënder Hallva,Nausika Zenelhoxha,Kristaq Mullisi (Kryetar i shoqatës ,1994-2009),Agim Bajraktari;sipër nga e majta:Rushan Krypa dhe Sami Luniku.
#ArkiviDigjitalElbasan #Elbasani
(Dhene nga Z. Fatos Bajraktari)
burimi (arkivi digjital Elbasan)