Në krishtlindje të vitit 2020, këngëtari Luiz Ejlli ka humbur babain.
Tashmë që ëshë një ndër personazhet më të bujshëm të momentit, si banor i “Big Brother VIP”, Luizi e ka bërë të atin shpësh herë pjesë të bisedave në shtëpinë e famshme, e madje edhe është përlotur për të.
Luiz Ejlli është emri që sapo pëshpëritet njihet si një fenomen që po thyen rekorde që nga hyrja në Big Brother VIP Albania.
Si një nga të preferuarit e këtij spektakli, shanset për ta fituar çmimin e madh janë në një përqindje shumë të lartë.
Motra e tij, Ina Ejlli, ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e saj në Instagram, ku ka shkruar për babin e tyre të ndjerë.
Ajo ka shkruar se ëndrra e babit të tyre edhe pse nuk jeton është realizuar sepse gjithmonë ka dashur që djali i tij të jetë një ditë i njohur për talentin e tij në muzikë.
Ndër të tjera ajo shkruan se tashmë ëndrra që ai kishte për të birin, është bërë tani realitet.
“Babi… Endrra jote qe kishe per Luizin u realizua tashme.
Ti kishe enderr qe ta njihnin Luizin te gjithe anembane Shqiperise, prej talentit te tij te muzikes.
Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo enderr qe kishe per te u realizua por ti nuk je pran tij.
Nuk je per ta mbeshtetur dhe te shikosh se sa shume e duan Luizin.
Por jam e bindur qe ti po lutesh per ne nga qielli. Jam e bindur qe ti tashme deshiren e zjarrte qe kishe per Luizin tu ka plotesusar.
Te duam, dhe shpirti yt u prehft ne paqe”, shkruan ajo.





























