Bashkia e Librazhdit zgjodhi ditën e fëmijëve për të inauguruar Parkun e Qershive për të gëzuar pikërisht të vegjlit në ditën e tyre. Por sigurisht, jo vetëm për fëmijët, Parku i Qershive do t’i shërbejë të gjithë banorëve të bashkisë së Librazhdit, pasi këtij qyteti i mungonte një park me hapësira të gjelbra, kënde sportive etj. Ka përfunduar faza e parë e këtij parku i cili shtrihet përgjatë rrjedhës së lumit Shumbin në pjesën perëndimore qytetit. Kjo zonë e cila dikur ishte një hapësirë me mbetje inete dhe që përmbytej nga dalja e lumit nga shtrati, tashmë ofron një pamje fantastike, me 500 pemë të mbjella, kënde sportive dhe hapësira rekreative. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra tha se në fazën e dytë do të shtohen hapësirat dhe këndet e lojërave për fëmijë ndërkohë që kjo fazë përfshin edhe ndriçimin, vendosjen e stolave dhe të tjera hapësira sportive. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se fëmijët në ditën e tyre po i gëzohen parkut të ri, por duke vënë re grumbullime të prindërve për të festuar me fëmijët e tyre, ai kërkoi ende kujdes pasi, pavarësisht hapjes, lufta nuk ka mbaruar: “Sot është dita e parë e hapjes së plotë në të gjithë Shqipërinë dhe konçidoi me ditën e festës së fëmijëve për të cilët sot është edhe dita e parë e kthimit në kopshte e çerdhe. Bashkia Librazhd e kishte lidhur ditën e inaugurimit të parkut me 1 Qershorin. Kjo ishte një dhuratë shumë e bukur, por dua t’i drejtohem prindërve dhe edukatorëve për shumë kujdes dhe shumë gatishmëri sepse lufta nuk ka mbaruar ende. Pavarësisht se kemi kaluar pjesën më të madhe, virusi ende nuk ka ikur, madje së fundmi u identifikua një rast në Librazhd, fatmirësiht, nga informacionet e shërbimit epidemiologjik, ky është një rast tërësisht i izoluar, por kujdesi nuk duhet të mungojë. Hapja duhet të vijojë me rritjen e vëmendjes. Edhe pse shoh që fëmijët sot sot e kanë shkelur pak, por ju lutem të vijojmë me kujdesin.” Por pjesa e më rëndësishme pas epidemisë është rimëkëmbja ekonomike dhe përveç thirrjes për të konsumuar produkte shqiptare, Balla u bëri thirrje shqiptarëve t’i kalojnë pushimet e verës në vendin e tyre: “Ne vazhdojmë punën dhe vazhdojmë t’i shërbejmë komuniteteve sepse ajo që është shumë e rëndësishmë në këtë moment është rimëkëmbja ekonomike. Vijimi i investimeve publike është shumë i domosdoshëm. Themeli i kësaj lufte ishte beteja për jetën dhe këtë betejë e fituam, por tashmë që nis sezoni turistik u bëj thirrje shqiptarëve të pushojnë në Shqipëri. Numri i të huajve që pushojnë në Shqipëri do të jetë më i vogël, por shqiptarët kanë mundësi të mbështesin njëri tjetrin dhe të pushojnë në vendin e tyre.” Librazhdi asnjëherë, që nga krijimi i tij nuk ka pasur një park që t’u shërbejë qytetarëve të çdo moshe. Ndërtimi i këtij parku u bë në pjesën më të bukur të qytetit, buzë lumit, por pas ndërtimit të pritave pasi zona rrezikonte përmbytje në rast vërshimi. Ajri i pastër dhe pamja që ofron Parku i Qershive e bën këtë zonë, vendin më të frekuentueshëm në qytet.
LIBRAZHD, INAUGUROHET PARKU I QERSHIVE
266
0
Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel
ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë...
Çmimet e gazit bien menjëherë pas armëpushimit të shpallur nga Trump
ATSH-ANSA/ – Çmimi i gazit ra në 57 euro për megavat/orë, pas armëpushimit pesëditor të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas “bisedimeve...
Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s konfirmon vlerësimin Ba3: Ekonomia po rritet me 3.5% me...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të publikuar më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të...
Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet, pritet që ndikim të ketë edhe...
Inflacioni ka kapur vlerën më të lartë në 7 muajt e fundit duke u rritur kështu edhe për muajin shkurt.Me 2.5% më shumë ndryshuan...
Nafta, qeveria gati të ndërhyjë/ Kompanitë e naftës thirren për takim në Kryeministri pas...
1 javë pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe në vendin, qeveria pritet të zhvillojë një takim me...
Gati 1,2 milionë shtetas hynë në Shqipëri në janar, dominon Europa Jugore
TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Gati 1,2 milionë persona hynë në Shqipëri gjatë muajit janar të këtij viti, 3,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë...
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në...
Ndryshimet klimatike janë faktori kryesor pse gjithnjë e më shumë në ujërat tona po shfaqen specie të veçanta, por edhe të rrezikshme.Peshku gjyle, apo...
Kurti në Francë, Vuçiç pretendon se kryeministri i Kosovës mund të kërkojë dërgimin e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron.Qeveria e Kosovës...
Humbi jetën 4 muaj më parë, bashkëshortja e Shpat Kasapit rrënqeth me deklaratën prekëse:...
Këngëtari i njohur Shpat Kaspai humbi jetën 4 muaj më parë pas një arresti kardiak që i goditi zemrën më 26 nëntor. Partnerja e tij,...
Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci/ Moti i...
Bora ka filluar të mbulojë disa pjesë të Kroacisë, dhe meteorologët parashikojnë që ky front polar të prekë edhe vende të tjera të Ballkanit.Që...
Bashkëpunimi ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut, miratohen aktivitetet e reja të 2026-ës
ATSH/ Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës zhvilloi sot në Korçë takimin e 4-t të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit për...
Qendra e diagnozës molekulare në “Mbretëresha Geraldinë”, referencë kombëtare për testet gjenetike
TIRANË, 24 mars /ATSH/ Laboratori i Qendrës së Diagnozës Molekulare pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” është një hap i ri në diagnostikimin...
Moti
Elbasan
light rain
11.1
°
C
11.1
°
11.1
°
72 %
2.8kmh
100 %
Sht
11
°
Die
13
°
Hën
15
°
Mar
11
°
Mër
11
°


























