Modelet e suksesit të shqiptarëve që kanë vendosur të investojnë në vendin e tyre nuk mungojnë. Një rast i tillë vjen nga fshati Mjekës i Elbasanit, aty ku Florenci ka ndërtuar një model biznesi të suksesshëm. Bëhet fjalë për fermën e bagëtive, ku jo vetëm ka punësuar familjen e tij, por edhe banorë të zonës. Investimin në këtë fermë e ka parë nga afër edhe kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi politik i PS, Damian Gjikunuri dhe deputetja e zonës, Desantila Tahiraj. Qeveria shqiptare dhe bashkia e Elbasanit kanë ndjekur politika për të stimuluar biznesin vendas dhe ferma të kësaj natyre, duke bërë që të rinjtë të shohin si mënyrën më të mirë për të investuar në vendin e tyre dhe jo të zgjedhin emigrimin. Rasti i Florencit që ka marrë përsipër të ndërtojë një fermë në vendin e tij, mund të konsiderohet si një rast suksesi i të rinjve që e shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Elbasaninews.al