Edhe pse Tetori konsiderohet si muaji i sensibilizimit të kancerit kundër gjirit, vijon thirrja për të gjitha gratë dhe vajzat që kujdesin ndaj shëndetit ta kenë në çdo ditë të vitit dhe jo vetëm kur janë fushatat e kësaj natyre.

Për këtë arsye, kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi politik i PS, Damian Gjiknuri dhe deputetja Desantila Tahiraj, zhvilluan një takim me gratë dhe vajzat në zonën e Treganit. Sot 5 mijë gra vuajnë nga tumoret e gjirit.

Llatja e vuri theksin tek vlera e jetës, ndaj kërkoi që të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre.

Thirrje për sa më shumë kujdes dhe mos neglizhim e bëri edhe Damian Gjiknuri dhe ana shëndetësore është shumë e rëndësishme.

Sa më shpejt të diagnostikohet në kohë kjo sëmundje aq më të mëdhaja janë mundësitë për ta kuruar atë, ndaj bëhet thirrje për të mos i neglizhuar kontrollet. Elbasaninews.al