Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj.

 

 

Ndër shumë eksperienca që ajo ka kaluar në jetë, ka përmendur edhe arrestimin për shpërndarje të lëndëve narkotike, e cila shprehet se ka qenë shumë e padrejtë.

 

Elsa Lila rrëfen se ka qenë në burg për dy muaj, periudhë ku ka përjetuar shumë emocione të forta. Ajo tregon se për dy javë ka qenë e izoluar vetëm në një dhomë pa drita, ku nuk e kishte as sensin e kohës dhe se ditët ishin shumë të gjata, saqë nuk mbaronin kurrë.

 

 

Elsa Lila: Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar.

 

Kryeministri Edi Rama: Përse?

 

Elsa Lila: Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe.

 

Kryeministri Edi Rama: Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?

 

Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.

avokat, sepse nuk kisha avokat pasi nuk më është dashur kurrë avokati për jetën që kam bërë. Më pas, familja ime jashtë gjeti një avokat sepse është shumë e domosdoshme për burokracitë. Dhe unë kërkova me ngulm, nëpërmjet avokatit që njoha më pas, që të isha e pyetur. Doja të merresha në pyetje sepse unë nuk kam fare lidhje.

 

Dhe më në fund, pyetësori dhe dita mbërriti dhe ajo ka qenë një eksperiencë shumë e fortë. Ka qenë rreth 6-7 orë rresht, interrogatorio me Pubblico Ministero, me Prokurorin e Përgjithshëm të çështjes sime dhe më shumë se një interrogatorio, më pas u transformua në një intervistë. Ai shpejt u zbut nga mua. Kishte pasur të bënte gjithë jetën e tij me kriminelë të vërtetë dhe intuita e guidoi fatmirësisht drejt bindjes që unë realisht nuk jam pjesë, nuk mund të jem pjesë e kësaj lloj jete. Përpos të tjerave, njëkohësisht ishin mbyllur dhe hetimet, pra ishte kontrolluar celulari im e nuk e di të tjera hetime që ata bëjnë, në të cilat nuk rezultonte asgjë mbi personin tim. Faktet ishin bindëse.tch