Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) e konsideroi anëtarësimin e vendit në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s një sukses të rëndësishëm diplomatik.

 

Në intervistën për ATSH-në, Kadare sjell në vëmendje rëndësinë e anëtarësimit në organin vendimmarrës më të rëndësishëm të UNESCO-s, ndërsa ndalet edhe te prioritetet e Shqipërisë gjatë këtij mandati.

 

Anëtarësimi në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027, për ambasadoren Kadare tregon vlerësimin ndërkombëtar për kontributin e Shqipërisë në UNESCO dhe për politikën tonë të jashtme në përgjithësi.

 

Kadare tregon po ashtu sfidat e përzgjedhjes në Bordin Ekzekutiv, ndërsa nënvizon se votimi i Shqipërisë dëshmon qartazi reputacionin pozitiv, influencën dhe besueshmërinë që vendi gëzon në arenën ndërkombëtare, si një partner serioz dhe konstruktiv.

 

“Fitorja ka qenë një sfidë e vështirë pasi në zgjedhjet për Bordin Ekzekutiv këtë vit konkurronin 6 shtete për 4 vende të lira. Kandidatët nga grupi ynë elektoral ishin edhe Çekia, Sllovakia, Serbia, Uzbekistani dhe Rusia. Votimi ishte i fshehtë, dhe në të morën pjesë të gjitha vendet anëtare të UNESCO-s. Shqipëria fitoi 134 vota, që është një rezultat shumë i lartë, i cili dëshmon qartazi reputacionin pozitiv, influencën dhe besueshmërinë që Shqipëria gëzon në arenën ndërkombëtare, si një partner serioz dhe konstruktiv. Nga grupi ynë elektoral fituan edhe Çekia, Sllovakia dhe Serbia, ndërsa humbën Rusia dhe Uzbekistani”, u shpreh ajo.

 

Duke folur për lobimin e bërë për arritjen e këtij objektivi, ambasadorja theksoi se “prej mëse një viti Shqipëria ka bërë një fushatë intensive për këto zgjedhje”.

Konkretisht, kemi takuar përfaqësuesit e pothuajse të gjitha vendeve anëtare të UNESCO-s, për t’i bindur që Shqipëria do të jetë një anëtare aktive në Bord, me qasje konstruktive, që do të kultivojë frymën e dialogut duke gjetur terrene bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e Bordit. Thelbi i fushatës sonë ishte fakti që Shqipëria e mbështet multilateralizmin dhe rolin thelbësor të UNESCO-s, me bindjen e thellë se çfarë na bashkon është më e rëndësishme dhe më e fuqishme se çfarë na ndan. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kolegët e Ministrisë së Jashtme, e cila aktivizoi për fushatën të gjitha strukturat e diplomacisë shqiptare”, tha ajo.

 

Sipas Kadaresë, “një lobim i përmasave të tilla mund të kurorëzohej me sukses vetëm në sajë të një bashkëpunimi dhe koordinimi të ngushtë”.Thelbi i Rekomandimit, sipas saj, “është mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut, duke theksuar rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore të sistemeve të IA”.

 

“Pra, mandati i UNESCO-s është shumë më i gjerë se mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dhe mandati ynë katërvjeçar në Bord do të na japë mundësi të angazhohemi në të gjitha fushat e kompetencës së UNESCO-s, por edhe të përfitojmë prej tyre, në sajë të projekteve të ndryshme”, u shpreh ambasadorja Kadare.atsh