Një megaoperacion antidrogë i nisur që prej mesditës së djeshme në disa qytete tl vendit ka cuar në arrestimin e mbi 200 personave.

Megaoperacioni është zhvilluar gjatë natës edhe në Elbasan, ku deri në këto momente kanë rënë në pranga mbi 20 persona.

Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e qytetit.