Duke nis nga sot të gjithë ata që duan të marrin një leje drejtimi do të paguajnë më shtenjtë. Në shenjë bojkoti, në Elbasan, 33 autoshkolla nuk kanë dhënë asnjë shërbim në shenjë proteste për rritjen e tarifave të marrjes së lejes së drejtimit. Vendimi, sipas tyre nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe nuk rëndon vetëm autoshkollat, por edhe qytetarin. Do të jete ky i fundit që do të paguaj me teper.

Lulaj shton faktin se tarifat e reja do të bëjnë që qytetarët të mos kërkojnë të marrin shërbim dhe se ka një ndyshim shumë të madh nga ajo që është deklaruar.

Drejtuesit e autoshkollave theksojnë se këto vendime po i çojnë drejt falimentimit.

Një tjetër vendim i cili prek autoshkollat dhe kundërshtohet prej tyre është kategorizimi si profesione të lira.

Ministria do të ketë një javë kohë nga autoshkollat të reflektojë mbi vendimin e saj në të kundërt autoshkollat do të përshkallëzojnë protestat.

Edlira Xherri