Rëndësia e vitaminave në organizmin e njeriut, ka qenë një ndër temat e diskutuara në “Mirëmëngjesi Shqipëri”. Farmacistja Elda Tomçini ka renditur disa prej vitaminave që janë tejet të rëndësishme për t’u përdorur dhe disa kombinime vitaminash të cilat nuk duhen marrë asnjëherë.
“Në rastin e grave shtatzëna vitamina A nuk rekomandohet pasi është toksike në organizmin tonë dhe jep keqformime të fetusit. Është një preparat që përdoret për aknet dhe thuhet efektet anësore nuk rekomandohet te femrat dhe meshkujt që kanë në plan për shtatzëni dhe s’duhet marra 3-6 muaj para, por edhe më mbrapa.
Acidi Folik që njihet, duhen marrë 3 muaj para konceptimit të shtatzënisë. Folatet, vitamina B9 ndikon në rruazat e kuqe të gjakut dhe ADN, prandaj rekomandohet në momente që tentojmë të mbetemi shtatzënë për të eleminuar keqformime të fetusit. Shumë vitamina në doza të mëdha, duhet të kemi kujdes se depozitohen në organizëm, në mëlçi dhe japin efekte anësore, Vitamina D në sasi të madhe jep gur në veshka.
Vitamina D me K2 është shumë më efikase. Nuk lejon të depozitohet e të rrisë sasinë e kalciumit në enët e gjakut. Vitamina C me B12 nuk duhen kombinuar bashkë se vitamina C nuk lejon përthithen e B12. Vitamina B12 dhe D janë ndër vitaminat më të rëndësishme në organizëm”, u shpreh Tomçini.
Kjo e fundit sqaroi momentet e duhura të ditës dhe distancave kohore në të cilat duhen marrë suplementet.
“Njerëzit i marrin vitaminat por nuk janë të qartë kur duhet t’i marrin, në çfarë momenti të ditës, në çfarë distancë kohe?
Vitaminat duhet të merren me ushqim, Vitaminat e tretshme në ujë merren para ushqimit. Ndërsa vitaminat e tretshme në yndyrë rekomandohet të merren pas ushqimit.rtsh



























