PUNIMET DREJT PËRFUNDIMIT
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledin LLatja së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe drejtuesin politik të qarkut Damian Gjiknuri ka parë nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e gjimnazit Kostandin Kristoforidhi e cila do të garantojë kushtet më të mira për 650 nxënës dhe mësues.
Punimet sipas kryebashkiakut Llatja po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ka pohuar se ” muaji shtator do të ketë dy shkolla të ristrukturuara totalisht, shkolla ” Onufri” dhe ” Kostandin Kristoforidhi.
Ministrja Manastirliu theksoi se infrastruktura shkollore është një ndër tre shtyllat e arsimit, përpos kurrikulës arsimore. përpos burimeve njerëzore, infrastruktura luan një rol të rëndësishëm,
Nga ana tjetër Drejtuesi Politik Damian Gjiknuri vuri në dukje bashkëpunimin shumë të mirë mes Bashkisë së Elbasanit dhe MInistrisë së Arsimit për infrastrukturën shkolllore.
Projekti i rikonstruksionit të gjimnazit Kostandin Kristoforidhi synon të përmirësojë klasat dhe laboratorët, si dhe të ndërtojë 14 klasa të reja dhe një palestër të re me standarde bashkëkohore. Shkolla e rikonstruktuar do të ketë kapacitet për 610 nxënës dhe do të shërbejë 43 mësuesve. Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” do të funksionojë si një qendër arsimore e integruar, duke përfshirë një palestër të re dhe fusha sportive, të cilat do të jenë të hapura për komunitetin si një qendër për aktivitete komunitare.
Në këtë shkollë, gjithashtu, do të zbatohet projekti i Inteligjencës Artificiale, duke e bërë atë një nga institucionet inovative në fushën e arsimit.
Në Bashkinë Elbasan janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Shkolla Artistike “Onufri” dhe ambientet sportive të shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashkitë e qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.
Edlira Xherri Elbasaninews.al




























