Rrallë ndodh në ditët e sotme të gjesh shkolla fshatrash të cilat gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve.

 

 

Rrugët e Labinotit Katund janë të mbushura me fëmijë teksa vitet e fundit në fshatra nuk gjen veçse të moshuar.

 

Shkolla e mesme e bashkuar “11 Deshmorët” në Labinot Katund numëron plot 300 nxënës. Ndër të rrallët fshatra që emigracioni nuk e ka vrarë.

 

 

Njerëzit punëtorë të Labinotit kanë zgjedhur ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Fshati ka njohur investime të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e nivelit të jetesës dhe mbi të gjitha në daljen e prodhimeve bujqësore në treg.

 

Dita ditës emigrantët po kthehen dhe po investojnë kryesisht në turizëm.

 

 

 

Top Channel