Episodi i pestë i podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” trajton problemin e shpërndarjes së drogës, alarmin që përdorimi ka zbritur tek të miturit, problemet me ligjin, mungesën e qendrave dhe të dhëna që dalin për herë të parë.

 

 

Anila Hoxha ka intervistuar Klajdin, një përdorues heroine për 20 vite me radhë, i cili ditën që u gjend pa para u rekrutua si shpërndarës për të siguruar të ardhura për dozën.

 

Ai është arrestuar 3 herë, dhe së fundmi është kthyer në një nga bashkëpuntorët e shumë që policia po i angazhon si blerës të infilturuar për frenuar fenomenin.

Klajdi: Po, për shpërndarje. Duke qenë edhe përdorues , por më tepër dmth, detyrimisht shpërndarës u bëra në atë kohë flas sepse nuk e përballoja dot gjendjen ekonomike duke blerë 4 -5 gram dita, e rrita shumë dozën e konsumimit.

 

Anila Hoxha: Shokët e tu ishin përdorues apo shpërndarës?

 

Klajdi: Shokët e mi ishin përdorues . Pastaj detyrimisht kjo nuk ka një gjë statike, dmth. mund të jesh një periudhë vetëm përdorues pastaj kalon në nivel tjetër bëhesh përdorues dhe shpërndarës , pastaj kalon prapë vetëm në përdorues. Është një gjë dinamike , si mund ta quaj?

 

Anila Hoxha: Tani je edhe përdorues dhe shpërndarës apo vetëm përdorues?

 

Klajdi: Tani nuk jam as shpërndarës as përdorues, kam hequr dorë.tch