Një zyrtar i mbrojtjes amerikane i tha VOA-s se objektet ushtarake në të gjithë Komandën Europiane të SHBA-së (EUCOM) u ngritën në shkallën “Charlie” të mbrojtjes, që do të thotë se një sulm është i mundur.
Edhe pse nuk jepen detaje mbi përmbajtjen e këtyre informacioneve shqetësuese, zyrtarë të antiterrorizmit nga shumë vende përmendin kërcënime në rritje, duke përfshirë këtu edhe ato që lidhen me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris
“Rritja e gatishmërisë nuk lidhet me ndonjë kërcënim specifik, por me disa faktorë të kombinuar, siç janë ngjarjet e mëdha – përfshirë këtu Kampionatin Europian të Futbollit dhe Lojërat Olimpike – dhe sulmet e mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshme joushtarake në Evropë”, theksohet në deklaratë.
EUCOM-i më tej e këshilloi personelin në kontinentin e vjetër “të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitete të dyshimta, t’i ndjekë këshillat për udhëtim që i jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal”. Autoritetet franceze kanë bllokuar tashmë të paktën dy komplote terroriste. Në njërin nga rastet, i dyshuari 18-vjeçar u akuzua për komplot për të kryer një sulm në emër të Shtetit Islamik, në një prej stadiumeve që do të përdoret për garat olimpike
Top Channel



























