Funari, pak kilometra larg qytetit të Elbasanit, është kthyer vitet e fundit në destinacionin e të apasionuarve pas sporteve të aventurës dhe ecjes.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Funari, ku veç bukurive që ofron natyra mund të ushtrohen sportet e aventurës si parashutizmi, kajake në liqen, hipizëm, çiklizëm malor, ecje dhe ngjitje në shtigjet malore.
Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë, ku dy ndodhen brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.
E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën.
Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit.
https://www.facebook.com/share/v/xNTdvAkiVS7tfc1N/
Elbasaninews.al Edlira XHERRI