Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, e ka nis mëngjesin e sotëm me pensionistët veteranë te sportit.  Kryebashkiaku Llatja, vijon çdo ditë turin e takimeve  për të  diskutuar për rritjen e pensioneve dhe përfitimet nga zhvillimi ekonomik.

Me angazhimin e qeverisë për formalizimin e pagave dhe forcimin e skemës së kontributeve, synojmë pensione më të larta dhe më dinjitoze për gjyshërit e gjyshet tona-shprehet Llatja.

Edhe kreu i qeverisë Rama, ka deklaruar në takimet e hapura me pensionistë  se ka ardhur koha të rishikohen pensionet sepse ekonomia po rritet dhe e vetmja kategori që nuk ka përfituar është ajo e pensionistëve.

Statusi plotë;

☕ Kafen e mëngjesit e kaluam me pensionistët veteranë te sportit👵👴, duke diskutuar për rritjen e pensioneve dhe përfitimet nga zhvillimi ekonomik 📈. Me angazhimin e qeverisë për formalizimin e pagave dhe forcimin e skemës së kontributeve, synojmë pensione më të larta dhe më dinjitoze për gjyshërit e gjyshet tona – drejt #Shqipëria2030 🇦🇱.

Elbasaninews.al Edlira XHERRI