Sipas informacioneve, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.
Bëhet e ditur se ai është ndjerë edhe në Adiyaman, Kahramanmaras, Gaziantep dhe Sanliurfa, shkruan Anadolu Agency
Guvernatori i Malatya, Seddar Yavuz, në llogarinë e tij në rrjete sociale, tha: “Uroj shërim të shpejtë për bashkëqytetarët e mi të prekur nga tërmeti. Nuk është raportuar asnjë reagim negativ deri më tani”.
Kryebashkiaku i Dogansehirit, Mehmet Bayram deklaroi gjithashtu se ekipet janë në terren për shkak të tërmetit dhe se nuk u raportua asnjë lëndim.
Guvernatori i Adiyamanit, Osman Varol, deklaroi se tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e tyre.
Në lidhje me lëkundjet ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
“Sipas konstatimeve fillestare nuk ka raportime negative. Raportet janë duke u vlerësuar. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, tha Yerlikaya.
Top Channel