Në Elbasan në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, nxënësit e talentuar të Shkollës së Mesme Artistike “Onufri”, dhuruan një mbrëmje me emocione të bukura në një ekspozitë dhe koncert me titull “Rrënjët e Lirisë”.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja u shpreh se artistët e rinj të Liceut Artistik “Onufri” dinë të shkëlqejnë, dhe se kjo ishte  shfaqja e parë në ambientet e rikonstruktuara të shkollës.Përjetuam  emocione të veçanta në koncertin e përgatitur me rastin e festave të nëntorit,-shprehet ndër të tjera kryebashkiaku Llatja.

Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan në historikun e saj ka nxjerrë artistë të mëdhenj që sot shkëlqejnë në skenat shqiptare dhe jo vetëm, dhe kjo falë punës këmbëngulëse dhe padyshim pasionit të gjithë secilit.

 

 

 

Postimi: “🎭🎶 Artistët e rinj të Liceut Artistik “Onufri” shkëlqyen me shfaqjen e parë në ambientet e rikonstruktuara të shkollës🎻🎨 Emocione të veçanta në Koncertin e përgatitur me rastin e festave të nëntorit 🎻🎼”

Elbasaninews.al Edlira Xherri