Elbasani ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Dekoret e veçanta dhe dritat shumëngjyrëshe kanë sjellë më shumë atmosferë festimesh në këtë qytet, i zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga qendra e qytetit të Elbasanit, ku duken qartë momentet festive nga koncerti dhe këngët e fëmijëve në aktivitetet e organizuara për dhjetorin festiv.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar momentit magjik të ndezjes së dritave të pemës gjigante në sheshin “Hans Didrih Gensher” në qendër të Elbasanit, ndërsa kanë shijuar momentet festive që fillojnë nga sot deri në fillim të muajit janar.

/r.e/