Dritat e shumëllojshme, dekori festiv, muzika dhe zërat gazmorë të fëmijëve sjellin çdo mbrëmje atmosferë magjike në Elbasan.

Zbukurimet për festat e fundvitit nuk janë fokusuar vetëm në qendër të qytetit por edhe në rrugët e tjera të Elbasanit, kjo ben që gëzimi i festave të ndjehet kudo.

Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në albumet e tyre.

Kryetari i Bashkisë Elbasan,Gledian Llatja, ka përcjellë në rrejtet sociale pamje të cilat tregojnë më së mirë gëzimin në sytë e fëmijëve, atmosferen e gëzuar dhe dritat shumngjyrshe.

Ambientet e dekoruara të ftojnë të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që ndodh vetëm për festat e fundvitit.

Elbasaninews.al Edlira Xherri