Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, mori pjesë në një aktivitet të Këshillit Rinor, organizuar në bashkëpunim me Save the Children.
Një aktivitet plot gjallëri dhe argëtim ku te rinjë me idetë dhe kreativitin e tyre dhuruan çaste gëzimi, dhe mesazhe të forta ne këtë ditë të rëndësishme siç është Dita e Rinisë.
Ndërsa kryebashkiaku Llatja, pjese e pandashme e çdo hapi që ndërmerr Këshilli Rinor Elbasan, theksoi se fuqizimi i rinisë është ndër synimet kryesore të bashkisë Elbasan. Energjia, idetë dhe ëndrrat e të rinjve janë motori i ndryshimeve që shohim çdo ditë, shton ndër të tjera Z.Llatja.
Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e një hapësire ku ata mund të angazhohen aktivisht dhe të shprehin idetë e tyre.
🎯 Çfarë përfshiu aktiviteti?
✔ Lojëra bashkëpunimi dhe sfida argëtuese.
✔ Diskutime të hapura me Kryetarin për projekte dhe mundësi për të rinjtë.
✔ Momente të paharrueshme që forcojnë frymën e bashkëpunimit.
Elbasaninews.al Edlira Xherri