Gjinari malor, i freskët në verë dhe i ftohtë në dimër, është është një nga zonat turistike më të bukura malore të Elbasanit dhe ndodhet 22 km larg qytetit.

Gjinari fsheh perla për vizitorët, që të shoqëruara me histori dhe legjenda shumë shekullore, janë origjinale në specifikat e tyre. Janë këto edhe shumë arsye të tjera që Elbasani është një nga qytetet më të preferuar për turistët e huaj.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka ndarë  pamjet nga ky destinacion,  duke e quajtur një perlë e turizmit malor në Elbasan.

Me bujtina që ofrojnë rehati, ajër të pastër dhe gatime tradicionale, kjo zonë është destinacioni ideal për çdo stinë.  Investimet në akomodim dhe rehabilitimi i qendrës po e transformojnë Gjinarin në një atraksion të kërkuar nga vizitorët, thekson ndër të tjera kryebashkiaku Llatja.

Kjo pikë turistike ofron një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër, ndaj kryebashkiaku i Elbasanit fton të gjithë të apasionuarit pas malit dhe natyrës që të vizitojnë Gjinarin, si edhe të shijojnë ushqimet bio të zonës së Shpatit, si dhe të njihen me historitë dhe legjendat shekullore që ofron kjo zonë.

Elbasaninews.al Edlira Xherri