Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka hedhur akuza të forta ndaj SHBA-së dhe Izraelit, duke pretenduar se qëndrojnë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në Siri.
Pjesë e këtyre akuzave është edhe Turqia, ku sipas Ayatollah Ali Khamenei ata kanë gisht në këtë ngjarje.
Në komentet e raportuara nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, Khamenei citohet të ketë thënë:
“Nuk duhet të ketë dyshim se ajo që ndodhi në Siri është produkt i një plani të përbashkët amerikan dhe sionist.
Po, një qeveri fqinje e Sirisë luan, ka luajtur dhe po luan një rol të dukshëm në këtë drejtim – të gjithë e shohin këtë, por komploti kryesor, organizatori dhe qendra komanduese janë në Amerikë dhe në regjimin sionist.
Ne kemi prova. Kjo dëshmi nuk lë vend për dyshim”.
Top Channel