Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka bërë me dije sot se kjo bashki ka qenë pjesë e Konferencës Rajonale ROMACTED. Në këtë Konferencë Rajonale ben me dije kreu i bashkisë Z.Llatja   u diskutua mbi promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komuniteteve rome.

“Elbasani do të vijojë të jetë shembull i përfshirjes dhe bashkëpunimit për një shoqëri më të barabartë”,thekson kryebashkiaku Llatja në një postim në rrejtet sociale.

Ndër vite, Bashkia Elbasan si një bashki sociale, i ka kushtuar vemëndje të veçantë këtij komuniteti, duke pas në prioritet çdo kërkesë dhe duke bashkëpunuar për gjithçka me përfaqësuesit e komunitetit.

Në këtë koferencë nga ROMACTED, synohet  promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të Komunitetit Rom.

Objektivi i përgjithshëm është të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe të ngrejë kapacitetet dhe nxisë fuqizimin e komuniteteve rome për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.

Qëllimet kryesore të ROMACTED;

Të gjithë aktivitetet dhe nxitësit e programit synojnë të mbeshtesin ndërhyrje strategjike (trajnim, aftësim, zbatim i cikleve pjesemarrëse të punës, veprime të advokacisë etj. gjatë momenteve kryesore të cikleve bashkiake: planifikimi, buxhetimi, vendimmarrja, projektet vendore etj.), që ndikojnë qëndrimet, sjelljen dhe veprimet e aktorëve vendor, kryesisht administratës vendore dhe komuniteteve të synuara rome.

Programi përshtat veprimet dhe aktivitetet sipas çdo përfituesi dhe njësive vendore të përzgjedhura prej çdo shteti, për të ndikuar ne ciklin e politikave dhe në dinamikën dhe realitetin e çdo bashkie, duke sjellë të dhëna shtesë për politikat dhe praktikat ekzistuese për funksionim efektiv dhe gjithëpërfshirës.

Një prej udhëzimeve kryesore të metodologjisë së programit është se pjesëmarrja në qeverisjen vendore mund të jetë efektive nëse është e përshtatur me kontekstin. Në këtë mënyrë, hartëzimi paraprak, vlerësimi dhe kërkimi zhvillohen në çdo bashki për të lehtësuar në përshtatjen dhe mbështetjen e Programit dhe monitorimin e procesit.

Elbasaninews.al Edlira Xherri