TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Gati 13 mijë qytetarë janë pajisur me leje drejtimi për vetëm 30 minuta gjatë 5 muajve të parë të këtij viti
“Kemi kryer transformimin epokal sa i përket lejes së drejtimit për automjetet, në vetëm 30 minuta. 12 964 qytetarë kanë marrë lejen e drejtimit për vetëm 30 minuta ose 152 qytetarë në ditë“, bën të ditur Drejtoria e Përgjtihshme e Transportit Rrugor.
Sipas DPSHTRR, për periudhë janar-maj 2020 është ulur importi i mjeteve të vjetra, ndërsa kemi 3 400 mjete të regjistruara me vit prodhimi mbi ose 2011/Euro 5. Po ashtu, DPSHTRR inofrmoi se janë 174 mjete elektriketë regjistruara për herë të parë ]ka ka sjellë në rritjen e numrit të mjeteve të gjerbra në qarkullim.
DPSHTRR gjatë këtij viti ka kryer edhe një sërë ndryshimesh në tarifat e shërbiemve duke zeruar disa prej tyre.
“Falë zerimit të disa prej tarifave gati 1.3 milionë lekë u janë kursyer qytetarëve”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.
Të ardhurat e mbledhura gjatë muajit maj rezultojnë me rritje prej 668 mijë lekë, ose 101% krahasuar me majin e vitit 2019.
Gajtë këtij majit të këtij viti janë dhënë 171 023 shërbime nga 166 087 në 2019 me një rritje prej 103%.
Sipas përllogaritjeve, DPSHTRR ka kryer 1 069 shërbime në një orë Ndërkohë rezultojë 22 099 shërbime të ofruara nga risitë janar-maj 2020, që përfshijnë ndryshim të pronësisë për mjetet, certifikatë dhe miratime për errësim xhamash, targa me përzgjdhje apo targa suvenir.
ATSH