Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy  tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ka ardhur koha që të krijohet një ushtri evropiane.

“Vetëm ushtria jonë nuk mjafton, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj,” tha ai, duke shtuar se “kohët e vjetra” kur SHBA  ja mbështeti Evropën kanë mbaruar.

Ai u tha gjithashtu udhëheqësve dhe zyrtarëve se nuk do ta hiqte nga tavolina anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe këmbënguli se nuk duhet të merren vendime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë pa Kievin dhe Evropën, sipas The Guardian.

Top Channel