Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Librazhd.Në pranga ka rënë shtetasi Maksut Almeta, 53 vjeç, pasi në gjendje të dehur kërcënoi me thikë një bashkëfshatarin e tij.

Policia sekuestroi mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.

Librazhd/Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

 

Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.

 

Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur.

 

Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.

 

Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

 

Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

 

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.